Somali, gjashtë të vdekur nga një shpërthim

30.07.2017 19:08

Një shpërthim me makinë bombë në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu...

Një shpërthim me makinë bombë në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, ka lënë të vdekur gjashtë persona dhe 20 të tjerë janë lënduar.

Sipas zyrtatëve të policisë, numri i të vdekurve mund të rritet pasi shumica e të lënduarve kanë plagë serioze. Sulmi ka ndodhur në një prej rrugëvë më të frekuentuara në qyetet.

Shumica e viktimave dhe të lënduarve kanë qenë këmbësorë ka thënë policia.  Ende nuk është bërë e ditur se kush është përgjegjës për sulmin.