Gjermani, sulm në një klub nate, dy të vdekur

30.07.2017 20:15

Dy persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë lënduar....

Dy persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë lënduar gjatë të shtënave në një klub, në qytetin jugor gjerman, Konstanz.

Siç ka bërë të ditur policia gjermane, një 34 vjeçar ka shtënë me armë zjarri në një klub, duke vrarë një dhe duke lënduar katër të tjerë para se policia të niste të shtëna drejt tij. Sulmuesi kishe marrë plagë të rënda dhe më pas vdiç në spital. 

Poashtu policia ka thënë se 34 vjeçari që dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri ka qenë qytetar nga Iraku, i cili ka jetuar për një kohë të gjatë në Gjermani dhe nuk ka qenë kërkues i azilit. Zëdhënësi i policisë gjermane në Konstanz, Fritz Bezikofer, ka deklaruar se : “Personi në fjalë, ka vepruar i vetëm dhe motivet e sulmet ende nuk janë bërë të ditura. Sidoqoftë, sulmi nuk duhet të përceptohet si akt terrorist”, ka shtuar zëdhënësi policor.