Parashikimi i motit

31.07.2017 09:28

Moti do të jetë me diell dhe i nxehtë...

Moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, pasdite me vranësira të vogla mesatare lokale.

Në pjesët perëndimore malore pasdite do të ketë kushte për dukuri të rrallë të reshjeve të shkurtra dhe bubullimave.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri 19 gradë, ndërsa e ditës prej 28 deri 38 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit deri 18 gradë, ndërsa e ditës deri 37 gradë.