Pjesë të Butelit, Çairit dhe Shuto Orizarës nesër pa rrymë

31.07.2017 09:40

Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektrik....

Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektrik sot pa rrymë do të mbeten disa pjesë në komunat Butel, Çair dhe Shuto Orizarë, kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza pas njoftimit të marrë nga EVN Maqedoni.

Prej orës 6:30 deri në orën 15:30, energji elektrike nuk do të kenë shfrytëzuesit nga lagjja "Ljubotenski Pat" në komunën e Butelit, prej 8:30 deri në orën 15:00 - shfrytëzuesit nga një pjesë e rrugëve "Pellagonia" dhe "Brsjaçka Buna" në komunën Shuto Orizarë dhe prej orës 9:00 deri në orën 12:30 shitoret në rr. "Samarxhiska" në Çarshinë e Vjetër të Shkupit në komunën e Çairit.