"Dragoon Guardian 17", ditë e hapur në Krivollak
Në poligonin e armatës Krivollak, sot do të mbahet ditë e hapur për mysafirë....

Në poligonin Krivollak do të mbahet ditë e hapur për mysafirë të lartë të stërvitjes "Dragoon Guardian 17".
Nga ana e njësiteve të ARM-së dhe Armatës së SHBA-së, të cilët marrin pjesë në stërvitjen do të realizohet demonstrim i përpunimit të shtegut për fluturim - aterim në Poligonin e armatës Krivollak për fluturake pa pilot.
Qëllimi i stërvitjes është përmirësimi i interoperabilitetit të ARM-së me standardet e NATO-s, përforcim të partneritetit ekzistues me SHBA-në, si dhe demonstrim i mundësive të forcave të armatosura të së dy armatave për ndihmë dhe mbështetje të shoqërisë civile.
Në ngjarje është paralajmëruar pjesëmarrja e kryeministrit Zoran Zaev, ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, shefit të Shtatmadhorisë së ARM-së gjeneral nënkoloneli Metodija Veliçkovski, ambasadorit të SHBA-së në Republikën e Maqedonisë Xhes Bejli, ministra në Qeverinë e RM-së, përfaqësues të lartë në ARM dhe MM, atashe mbrojtës dhe përfaqësues të zyrës për lidhje të NATO-s.
