Maqedoni

Maturantët mes dëshirës për një profesion dhe tregut

08.06.2014 18:23

Përzgjdhja e programeve studimore për maturantët cdoherë është paraqituar si sfidë mes dëshirave të tyre...

Përzgjdhja e programeve studimore për maturantët cdoherë është paraqituar si sfidë mes dëshirave të tyre dhe mundësivë që ofron tregu vendorë për të definuar kahjen e ushtrimit të profesionit pas studimeve.
 
Sipas Psikologut Ibrahim Neziri maturantët duhet të jenë më të vetëdijshëm ne përzgjdhjen e profesionit të tyre ,ndryshe  ai mendon që orientimi professional duhet të filloj që në shkollimin e mesëm. 
 
“Nevojat shoqërore dhe mundësitë dhe aftësitë që i posedon maturanti dhe dëshirat ndonjëherë nuk gjejnë përputhje njëra me tjetrën , kështu që vlerësoj se orientimi profesional duhet kryesisht të filloj që në shkollimin e mesëm përmes mobilitetit të nxënësve nga një shkollë në tjetrën pra të bëhet kualifikimi dhe përcaktimi i sakt në bazë të aftësive të tyre se në cilat fakultet do të mund ata të studiojnë ., kompetencave të caktuara që një maturant të klasifikohet , të kualifikohet se a do të pranohet në një program studimorë që ai ka të studiojë”, shprehet psikologu Ibrahim Neziri.
 
Krijimi i ndjenjës së përgjegjësisë sociale, veçorive individuale të cilët i posedon individi i caktuar duhet të jenë baza dhe kriteri i parë për të përzgjdhur një profesion. 
 
“Sigurisht se kriteret aktuale që ekzistojnë për regjistrim të studentëve nëpër Universitete teoretikisht dhe praktikisht ju mundeson cdo maturanti të regjistrohet në cdo drejtim të caktuar pavarësisht kritereve dhe kopmetencave apo afësive dhe mundësive të caktuara që i posedojnë ata për shkak se edhe pse ekzistojnë programe studimore ku kerkohen talenta apo aftësi e vecantë shumica e programeve tjera janë të bazuara në lëndët interne dhe testimin ekstern dhe suksesin që arrin maturanti në shkollimin e mesëm”, shprehet psikologu Ibrahim Neziri.
 
Psikologët vleresojnë se në këtë drejtim Universitetet duhet  të riformulojnë kriteret për regjistrim të studentëve duke formuar komisione profesionale për testim të  njohurive, në lidhje në perzgjdhjen e programit studimorë.
 
ZEJXHANE OSMANI