Maqedoni
LSDM dhe VMRO përplasen për aferat ndaj liderëve
08.06.2014 18:28
Në ditën kur mandatari për formimin e qeverisë së re Nikolla Gruevski ka dorëzuar në kuvend përbërjen e kabinetit qeveritarë...

Në ditën kur mandatari për formimin e qeverisë së re Nikolla Gruevski ka dorëzuar në kuvend përbërjen e kabinetit qeveritarë, VMRO-DPMNE dhe LSDM kanë vazhduar përplasjet për aferat korruptive të liderëve të tyre.
Pas publikimit nga VMRO-DPMNE të vendimeve për legalizimin e qendrës tregtare Global në Strumicë nga lideri socialdemokrat Zoran Zaev, ky i fundit ka përkujtuar në rastin Makedonska Banka.
Nikolla Gruevski tenton të ndryshojë faktet në kriminalitet në rastin “Makedonska banka”. Ai mendon se ka shpresë për këtë, reagon përmes një komunikate për media LSDM.
“Gruevski ka bërë mitmarrje prej 1 mijon e 500 mij euro për shitjen e ‘Makedonska banka’, ka bërë marrëveshje edhe për 900 mij euro para në dorë, fshehje tatimi dhe ka dëmtuar shtetin për 225 mij euro thonë socialdemokratët. Në këtë u bind i gjithë opinioni përmes audio-incizimeve, për të cilën ka argumente nga eksperti referent se zëri është personalisht i Nikolla Gruevskit”, ka akuzuar LSDM.
Nga VMRO-DPMNE janë kundërpërgjigjur se LSDM gjendet në panik pas ndryshimit të qëndrimeve në tentim për një manipulim shtesë.
“Në kohën e sotme, zëri i secilit mund që me incizim dhe montim të keqpërdoret deri në maksimum. Edhe VMRO-DPMNE nëse dëshironte ashtu të fitojë fushatën, me mashtrime e manipulime, shumë lehtë mund të bënte hapa të tillë kundër kundërshtarit. Por, VMRO-DPMNE është parti serioze, stabile dhe e pjekur”, kanë thënë në VMRO-DPMNE.
Ndërsa vet Kreu I VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski ka deklaruar se Zaev po tenton të largoj mizzen nën kësulë.
“Është e dukshme se njeriu e largon ‘mizën nën kësulë’ dhe kjo i ngjason një qasje shumë arrogante nga ana e tij”, shprehet Kryetar i VMRO-DPMNE-së, NIkolla Gruevski.
Sipas Gruevskit për Zaevin gjithçka mund të thuhet, përveç se është i pastërt.
AFRIM TANALLARI
