Ulen çmimet e ngrohjes qendrore
31.07.2017 13:50
Shpenzuesit nga Shkupi të cilët furnizohen me energji ngrohëse...

Prej nesër, qytetarët e vendit do të paguajnë fatura me tarifa më të ulëta për ngrohje qendrore. Komisioni Rregullator për Energjetikë deklaroi se për shfrytëzuesit e Komunitetit Energjetik të Ballkanit çmimi do të bie për 3.88%, ndërsa tarifa për forcën e angazhuar do të ulet për 0.18%.
Rënie të lehtë do të ketë edhe për shfrytëzuesit e ELEM-Energjetikës, ku çmimi do të ulet për 0.11%, ndërsa shërbimet e ngrohtores Shkup - Veri do të lirohen për 1.69%.
