“Frodem” përkrah marrëveshjen me Bullgarinë

31.07.2017 14:43

Partia “FRODEM” e Jove kekenovskit informoi se plotësisht...

Partia FRODEM e Jove Kekenovskit informoi se plotësisht e përkrah Marrëveshjen për fqinjësi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë. “Marrëveshja është hap i madh për Maqedoninë në integrimin e proceseve euroatlantike.

Me përmirësimin e marrëdhënieve me Bullgarinë, Maqedonia qartë dëshmon se është faktor për stabilizim dhe zhvillim të marrëdhënieve të mira fqinjësore në  Ballkan”,- thuhet në kumtesën e lëshuar për media.

“Me këtë marrëveshje Maqedonia qartë tregon se refuzon të jetë e mbyllur dhe e kriminalizuar në Ballkan. Kjo marrëveshje është fillimi i fundit të përzierjes kriminale kundër-maqedonase të mbetjeve nga regjimi jopopullor, fillimi i fundit të shumë viteve të marrëdhënieve të tensionuara artificiale”,- thuhet në komunikatë.

Në komunikatë më tej thuhet se ish-kryeministri Gruevski dhe partia VMRO-DPMNE vazhdojnë me lojërat politike në përpjekje për t’u falur krimet, duke u fshehur pas kafazeve jolegjitime të organeve partiake, përmes mosrespektimit të marrëveshjes mes Bullgarisë dhe përmes bllokadës së Kuvendit”.

Nga FRODEM thonë se Gruevski nuk ka virtyt elementar të dalë dhe të tregojë pse këtë punë të dobishme për Maqedoninë nuk e përfundoi vetë.

Ndryshe, Marrëveshja mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, e cila pritet të firmoset  në fillim të muajit  gusht, u përshëndet dhe u përkrah edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përmes një komunikate nga Ambasada amerikane lanë të kuptohet që Marrëveshja i konfirmon lidhjet e afërta mes Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe e demonstron vullnetin e mirë nga ana e të dy shteteve për të forcuar bashkëpunimin në interes të qytetarëve. Angazhimi i tillë përfaqëson shembullin e guximit për të zgjidhur kontestet në mes dy vendeve, konfirmimin e politikës stabile dhe forcimin e zhvillimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Ndërsa VMRO paralajmëroi fushatë që nëse marrëveshja me Bullgarinë do të nënshkruhet, atëherë Maqedonia do të ketë probleme. (Aida Ziberi, TVM2)