Maqedoni

LSDM reagon ndaj apelit të kryeparlamentarit

08.06.2014 18:30

Pas apelit të Kryetarit të Kuvendit për kthim të opozitës maqedonase në punimet kuvendore...

Pas apelit të Kryetarit të Kuvendit për kthim të opozitës maqedonase në punimet kuvendore, ka reaguar LSDM-ja opozitare.
 
“Veljanovski nën komandë të Gordana Jankullovskës, më 24 dhjetor 2012 duke shkelur Kushtetutën, ligjin dhe Rregulloren hodhi deputetë e gazetarë nga Parlamenti. Veljanovski nën direktivën e Nikolla Gruevskit, me forcë ka verifikuar mandatet e opozitës, përsëri duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet. Vallë (ai) Veljanovski që është mashë e qeverisjes së dhunshme të Gruevskit, tani brengoset për integrimet e shtetit”, pyetsin nga LSDM. 
 
Por, VMRO-DPMNE në reagimin e saj rikujton vlerësimin se kjo qeveri zbatoi zgjedhje të lira dhe demokratike. “Qeveria e udhëhequr nga DPMNE planifikon të përsërit të njëjtën kur do i vjen koha e rregullt, pas 4 vjetësh.
 
Qeveria hedh poshtë çdo mundësi për pranimin e kërkesës së LSDM-së me të cilën kërkohet qeveri teknike e cila do të fokusohet në zbatimin e zgjedhjeve. Inati i LSDM-së që doli nga frustrimi në zgjedhje vetëm se do dëmtonte shtetin dhe 2 milionë banorët e saj”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
 
RINA TURKESHI-SAHITI