Vatrat e zjarrit ende janë aktive, QMK: Po ndërmerren të gjitha masat
Vazhdon të jetë aktiv zjarri pranë fshatit Trebvole...

Vazhdon të jetë aktiv zjarri pranë fshatit Trebvole, në afërsi të Makedonski Brodit, njoftuan nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
Bëhet fjalë për dy vatra zjarri njëri është në vendin Krusha, në afërsi të fshatit Blizansko, por lëviz në drejtim të fshatit Trebovle, ndërsa vatra e dytë e zjarrit është nga Trebovlja, në drejtim lëvizjes drejt vendit Lutoec dhe Fojnik. Për shkak temperaturave të larta dhe terrenit të keq, zjarri, me të cilin janë përfshirë pyje pishe, ende është aktiv, por nga Qendra për Menaxhim me Kriza thonë se po ndërmerren të gjitha masat për shuarjen e zjarrit.
“Sipas të dhënave të fundit, zjarri në fshatin Treblove vazhdon të përhapet në drejtim të fshatit Zdunjë dhe në drejtim të kundër në fshatin Blizansko. Janë duke u ndërmarrë të gjitha masat që zjarri të vihet nën kontroll. Gjatë ditës së sotme për shuarjen e zjarrit të angazhohen fluturake ajrore të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, persona nga komuna Makedonski Brod. Mbështetje forcave në shuarjen e zjarrit u jep edhe ARM-ja me helikopterët e saj. Përkohësisht shfrytëzohen edhe dy aeroplanë të DMSh-së. Qendra rajonale për Menaxhim me Kriza dhe NJTZ Makedonski Brod janë në kontakt me institucionet dhe janë duke e ndjekur situatën të cilën mundohen ta vënë nën kontroll”,- deklaroi Tihomor Karanfilov nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
Nga flakët e zjarrit dje është përfshirë një shtyllë e largpërçuesit dhe për momentin pa energji elektrike janë banorët e fshatit Blizansko. Mbrëmë zjarri ka arritur deri tek rruga në afërsi të fshatit Trebvole dhe janë rrezikuar shtëpitë e para të këtij fshati dhe për këtë arsye janë dërguar forca shtesë, ekipe zjarrfikëse nga qytetet e tjera. (Farije Dauti-Bakiju, TVM2)
