Mbledhja e qeverisë, shqyrtohet implementimi i plotë i MO-së

31.07.2017 18:28

Qeveria në mbledhjen e pasdites së sotme do të shqyrtojë një sërë aktivitetesh dhe raportesh....

Qeveria në mbledhjen e pasdites së sotme do të shqyrtojë një sërë aktivitetesh dhe raportesh, në mesin e të cilave edhe aktivitetet përmbyllëse të implementimit të plotë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ku si pikë është implementimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Nga Press Qendra e Qeverisë, përmes një komunikate me shkrim kanë njoftuar se në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar do të shqyrtojë raporte dhe aktivitete të ndërmarrjeve publike dhe shtetërore, marrëveshje bashkëpunimi me Kosovën, me Bosnje Hercegovinën, si dhe do të shqyrtojë dhe disa vendime kadrovike. Në mbledhje gjithashtu do të konstatohet situata me përparimin e Maqedonisë në rrugën e saj euroatlantike, shfrytëzimi dhe implementimi i Fondeve evropiane, si dhe statusi i realizimit të prioriteteve të Maqedonisë për anëtarësim në NATO. Qeveria gjithashtu në mbledhjen e sotme do të shqyrtojë  nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Kosovës në planin e kontrollit të përbashkët kufitar mes dy shteteve në vendkalimin kufitar Bellanoc-Stançiq.