Vazhdon vala e të nxehtit në Maqedoni
Temperaturat e larta tropikale që kanë kapluar Maqedoninë....

Temperaturat e larta tropikale që kanë kapluar Maqedoninë, do të vazhdojnë të mbretërojnë edhe për një periudhe. Zhiva e termometrit në disa rajone do të arrijë deri në 40 grade celsius.
UV - indeksi i rrezeve ultraviolet do të arrijë maksimalen deri në vlerën 9. Kompetentët kanë caktuar deri të premten fazën e verdhë të të nxehtit, ndërkohë që prej ditës së shtunë gjasat janë reale që vendi të kalojë në fazën portokalli.
Andaj si zakonisht mjekët rekomandojnë të mos dilet jashtë, sidomos në periudhën kohore të ditës prej orës 10 deri në orën 17, sidomos për kategoritë e rrezikuara me shëndet dhe personat të cilët vuajnë nga sëmundje kronike.
Gjithashtu ndërmarrjet dhe Drejtoria për Menaxhim me Kriza rekomandon që qytetarët të kenë kujdes, sidomos në rajonet pyjore, për shkak të rrezikut potencial nga përhapja e zjarreve.
