Lënda gjyqësore “Treqind”, Gjykata refuzoi “bombat” si dëshmi

31.07.2017 19:31

Këshilli Penal, i cili e vlerëson lëndën e akuzës së PPS-së për rastin “Treqind”....

Këshilli Penal, i cili e vlerëson lëndën e akuzës së PPS-së për rastin “Treqind”, ka refuzuar bisedat e përgjuara si dëshmi, konfirmojnë nga  Gjykata Penale.

Vendimi  ende nuk është në fuqi sepse Prokuroria Speciale, sipas ligjit, ka të drejtë ankese për vendimin e marrë nga Penalja.

Përskaj vendimit që “bombat” politike të jenë si dëshmi, Këshilli Penal akoma nuk ka sjellë vendim të plotfuqishëm se a do ta pranojë lëndën e akuzës të plotë, apo do t’ia kthejë sërish në shqyrtim dhe përpunim Prokurorisë Speciale.

Në rastin gjyqësor “Treqind” të ngritur nga Prokuroria Speciale, është ngritur procedurë hetimore për pajisje me makina për nevojat e MPB-së, ku i dyshuar kryesor është ish-ndihmësministri i Brendshëm, Gjoko Popovski.