Afganistan, të shtëna me armë afër ambasadës në Kabul

31.07.2017 19:53

Nga Kabuli i Afganistanit mediat botërore raportojnë...

Nga Kabuli i Afganistanit mediat botërore raportojnë për një shpërthim të fuqishëm afër kompleksit të Ambasadës së Irakut.

Burime të sigurisë janë cituar se kanë thënë se ky incident i sotëm ishte sulm vetëvrasës. Një zëdhënës i paidentifikuar i policisë tha se forcat e sigurisë ishin në vendin e ngjarjet dhe se po zhvillohen përleshje me të shtëna.

Nuk ka raporte të menjëhershme për viktima eventuale. Gjatë këtij viti, në kryeqytetin Kabul në Afganistan kanë ndodhur disa sulme vdekjeprurëse, për të cilat fajësohen talibanët ose grupi ekstremist, “Shteti Islamik”.