Maqedoni
Gruevski dorzoi emrat e qeverisë së re në kuvend
08.06.2014 18:34
Mandatari për formimin e qeverisë së re Nikolla Gruevski, sot e dorëezoi në Kuvendë programin...

Mandatari për formimin e qeverisë së re Nikolla Gruevski, sot e dorëezoi në Kuvendë programin dhe përbërjen e re të kabinetit qeveritarë. Seanca për votim, sipas rregullores së Kuvendit pritet të mbahet më 19 qershorë.
Kryeministër do të mbetet Nikolla Gruevski, ndërsa nuk ka ndryshime edhe në mesin e 4 zv/kryeministrave. Zv/kryeministër për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit mbetet Musa Xhaferi, për euro-integrime Fatmir Besimi, zv/kryeministër dhe ministër i financave sërish do të jetë Zoran Stavrevski, dhe zv/kryeministër për çështje ekonomike Vlladimir Peshevski.
Ndryshime të vogla do të ketë në resorët ministrorë. Ministrinë e Mbrojtjes do ta udhëheqë ambasadori i deritanishëm në SHBA, Zoran Jolevski, Ministrinë e Drejtësisë Adnan Jashari, Ministrin e Ekonomisë Bekim Neziri, Nurhan Izairi i Ekologjisë, Abdilaqim Ademi ministër i Arsimit, Lirim Shabani i pushtetit Lokal dhe Mihail Cvetkov ministër i Bujqësisë.
Ministritë e tjera vazhdojnë të mbeten të pa ndryshuara. Gordana Jankullovska Ministrinë e Brendshme, Nikolla Poposki Ministrinë e Jashtme, Nikolla Todorov Shëndetësinë, Mile Janakievski transportin, Elizabeta Kançevska Milevska ministrinë e kulturës, Dime Spasov ministrin e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ivo Ivanovski Ministrinë e Shoqërisë Informative.
Ministra pa resor janë propozuar Visar Fida, Vele Samak, Bill Pavlevski, Xheri Naumov, Goran Mickovski, Nexhdet Mustafa dhe Furhan Çako. Mandatari Gruevski tha se prioritet mbeten ekonomia dhe eurointegrimet.
“Prioritet e mija sic edhe kamë treguar janë ekonomia dhe proceset eurointegruese, por që nënkupton edhe me një vëmëndje më të madhe edhe për sektorët tjerë. Hapja e vendeve të reja të punës, investime të jashtme, buqësia, shëndetësia, arsime e gjith kjo është në focus të përvbërjes së re qeveritare”, shprehet mandatari per kryeminister Nikolla Gruevski.
Gruevski I pyetur për qëndrimin e dalur nga kongresi I partnerit të koalicionit qeveritarë BDI-së, se tani është koha që të zgjidhet cështja e emrit, ai tha se do të bëjnë maksimum që të arrihet zgjidhja për cështjen e emrit, duke shtuar se kjo cështje mvaret edhe nga vullneti I Greqisë.
“Nga ana jonë do të ketë vullnet maksimal, sic do herë, dhe tentime. Por sic e dini se kjo cështje nuk mvaret vetëm nga ne, por ka edhe anën e dytë dhe pa përgaditjen e tyre cështjen e emrit askush nuk mund ta zgjidhë. Pamvarësishtë, duke mos dashur që të hijmë në cështjen e brendshme të fqiut tonë jugorë se do të ketë ose jo zgjedhje të parakohshme parlamentare, ne mbetemi në qëndrimin se ne duamë zgjidhje dhe ne do të bëjmë cmosë që ta arrijmë, pasi që kjo është në interes tonin dhe të fqiut tonë”, shprehet Nikolla Gruevski.
Kryeparlamentari njoftoi se ka pranuar propozimin për qeverinë e re, dhe shfrtëzoi këtë mundësi, që edhe njëher I bëri thirje LSDM-së opozitare që të kthehet në Kuvendë.
AFRIM TANALLARI
