Zaev dhe Borisov do ta nënshkruajnë Marrëveshjen për fqinjësi të mirë
Kryeministri Zoran Zaev,I cili sot dhe nesër do të jetë nikoqir i delegacionit shtetëror të Bullgarisë...

Kryeministri Zoran Zaev,I cili sot dhe nesër do të jetë nikoqir i delegacionit shtetëror të Bullgarisë te udhehequr nga kryeministri bullgar Bojko Borisov, nenshkruajne marreveshjen per fqinjesi te mire e cila nga te dyja palet u cilesua si marreveshje historike .
Vizita zyrtare e delegacionit të lartë të Republikës Bullogarisë do të fillojë sot me ardhjen e delegacionit bullgar në Aeroportin e Shkupit, dhe e cila me pas do te vazhdoje me takimet e parapara sipas protokollit, fillimisht dy kryeministrat e dy vendeve , dhe me pas edhe takimet me ministrat e qeverive te dy shteteve permes takimeve bilateral.
Pas takimit tet-a-tet fillon edhe ceremonia e nenshkrimit te marreveshjes per fqinjesi te mire me Bullgarine.
Marreveshja do te nenshkruhet nga kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe ai bullgar Bojko Borisov.
Si pjesë përbërëse e ceremonisë dhe e nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim që do të shkruhet nga ministrat resor për Transport, gjegjësisht Energjetikë dhe Ekonomi, pastaj nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim mes Ministrisë së Transportit, Teknologjisë Informatike dhe Komunikimit të Bullgarisë dhe Ministrisë për Transport dhe Lidhje, për zhvillimin e infrastrukturës hekurudhore dhe lidhjes mes dy vendeve, por edhe nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim në fushën e sjelljes e gazit në Maqedoni nëpërmjet Bullgarisë. Programi i vizitës së delegacionit nga Bullgaria vazhdon me takime punuese bilaterale me Ministrite përkatëse nga të dy vendet. Pasdite, nikoqir i delegacionit të lartë nga Bullgaria do të jetë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe presidenti, Gjorge Ivanov.
