Kina dhe Rusia reagojnë pas akuzave të Trumpit për Korenë e Veriut

01.08.2017 10:45

Rusia dhe Kina i kanë treguar qëndrimet e tyre pas deklaratave të presidentit të Shteteve të Bashkuara....

Rusia dhe Kina i kanë treguar qëndrimet e tyre pas deklaratave të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, se këto dy vende nuk po bëjnë asgjë për të ndaluar ambiciet e Koresë Veriore rreth armëve bërthamore. 

Koreja Veriore, gjatë javës së kaluar e ka testuar me sukses një raketë balistike interkontinentale, e cila është thënë të ketë kapacitet për të arritur në tërë tërritorin e SHBA-së, andaj presidenti Trump përmes Twitterit ka thënë se është “ shumë i zhgënjyer” me Kinën që po nuk po bën “asgjë”, për të ndihmuar SHBA-në, që ta ndëshkojë Penjanin.

Kina po ashtu ka reaguar ndajë akuzave të SHBA-së, duke thënë se Uashingtoni dhe Penjani e mbajnë “përgjegjësinë kryesore” për përshkallëzimin e tillë të tensioneve.  Sipas ambasadorit kinez në OKB, Liu Jieyi, të dyja këto vende i kanë injoruar thirrjet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të tejkaluar tensionet dhe për të nisur negociata të reja, sipas propozimeve të Pekinit dhe Moskës.