QMK: Gjatë vizitave në sipërfaqe të hapura të mos shfrytëzohen materie zjarrvënëse

01.08.2017 12:40

Qendra për Menaxhim me Kriza, për shkak temperaturave të larta

Qendra për Menaxhim me Kriza, për shkak temperaturave të larta të cilat priten dhe rrezikut nga shpërthimi i zjarreve, dërgon apel deri te qytetarët të kenë kujdes gjatë vizitave në vende të hapura ose gjatë aktiviteteve punuese në pyje dhe të mos shfrytëzojnë materieve zjarrvënësve, të cilat mund të shkaktojnë zjarr prej përmasave më të mëdha.

Njëkohësisht, i përkujtojnë qytetarët, nëse vërejnë vende të caktuara të dyshimta në të cilat është prezent zjarri ose tymi menjëherë t'i informojnë shërbimet kompetente në institucione ose të paraqiten në numrin e telefonit 195, në Qendrën për Menaxhim me Kriza.

QMK apelon numri të mos keqpërdoret për thirrje të rrejshme, të cilat, siç theksojnë në kumtesën e sotme, do të shkaktonin pasoja të padëshirueshme për paqen, qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve.