Festa e Ilindenit, presidenti ul dënimet për 58 të burgosur
01.08.2017 14:32
Presidenti, Gjorge Ivanov, me rastin e festës kombëtare të Ilindenit....

Presidenti, Gjorge Ivanov, me rastin e festës kombëtare të Ilindenit, do të ulë dënimet për 58 persona që aktualisht gjenden në burg.
20 të dënuar kanë përfituar tre muaj ulje të dënimit të tyre.
Nëntë të tjerë përfitojnë katër muaj falje nga dënimi dhe gjashtë të dënuar që mbajnë gjashtë muajt e fundit të dënimit të tyre, lirohen tërësisht nga vuajtja e mëtejshme të të njëjtit.
Në listën e presidentit që është publikuar në Gazetën Zyrtare, janë edhe tre të dënuar me vrasje, të cilët dënimin e kanë vuajtur në burgun e Idrizovës.
Të burgosurit tjerë që do të falen nga presidenti janë të dënuar për vjedhje dhe mashtrime.
