Ligji për gjuhët, vazhdon koordinimi për dy organet e reja
Qeveria dje ka debatuar deri në orët e vona rreth Ligjit për gjuhët....

Qeveria dje ka debatuar deri në orët e vona rreth Ligjit për gjuhët, por pa një konkluzion përfundimtar për implementimin e tërësisht të ligjit në formën e paraparë.
Ministrat janë dakorduar që edhe më tej të vazhdojë koordinimi, me qëllim që të arrihet përputhje për mënyrën e implementimit të zgjidhjes ligjore.
Siç shkruan në njoftimin e Qeverisë, do të vazhdojë definimi i kompetencave të dy organeve të reja që do të kontrollojnë zbatimin e Ligjeve të gjuhëve.
Dy organet e reja do të quhen “Agjencia për përdorimin e gjuhëve” dhe “Inspektorati për përdorimin e gjuhëve”.
Këto dy institucione do të dalin nga ligji i cili akoma është në proces të përpunimit dhe në mënyrë plotësuese do të konfirmohen kompetencat e tyre.
Qeveria njofton se pika e Ligjit të gjuhëve do të futet përsëri në rend dite në ndonjë prej seancave të ardhshme të Qeverisë.
