Punëtorët e ndërmarrjeve të falimentuara, 3 mijë persona përfitojnë rreth 7.500 den. në muaj

01.08.2017 16:03

Propozim-ligji i ri i miratuar nga qeveria, parasheh ndarje të mjeteve buxhetore....

Propozim-ligji i ri i miratuar nga qeveria, parasheh ndarje të mjeteve buxhetore për punëtorët e ndërmarrjeve të  falimentuara. 3 mijë persona do të përfitojnë nga 7,596 denarë në muaj.

Siç njoftojnë nga “Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, propozim-ligji parasheh përfshirjen e personave të papunësuar,  të cilëve ju ka mbaruar kontrata e punës në ndërmarrje me pronësi dominuese shtetërore.

“Personi i papunësuar mund të përfitojë të drejtën e kompensimit në të holla nëse ka më së paku 15 vite punë në ndonjërën nga kompanitë e falimentuara  me pronësi dominuese të shtetit, të vërtetuara me formularët M1/M2”,- thonë nga MPPS.

Sipas tyre, disa nga rregullativat e ligjit paraprak me të cilin është rregulluar kjo çështje, kanë mbaruar funksionin e tyre dhe nuk kanë fuqi juridike.