Kosovë, seanca konstituive të enjten, Kurti: Ndërkombëtarët, jo kundër VV-së në Qeveri

01.08.2017 16:27

Kuvendi i Kosovës do të mbajë të enjten seancë konstituive...

Kuvendi i Kosovës do të mbajë të enjten seancë konstituive, në fund të së cilës deputetët do të zgjedhin kryetarin e ri të Kuvendit.  

Koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, PAN, ka bërë të ditur se kreu i PDK-së, Kadri Veseli, do të jetë kandidat për kryeparlamentar. Lëvizja Vetëvendosje ndërkohë e ka nominuar Albin Kurtin.

Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare nuk e kundërshton më pjesëmarrjen e Vetëvendosjes në qeveri dhe janë larguar kriteret shtesë që ekzistonin në 2014. Kurti thotë se në takimet që ka pasur këto ditë më ambasadorët në Kosovë,  është diskutuar për qëndrimet dhe idetë e Vetëvendosje kur të hyjë në Qeveri.

“Në vitin 2014 ka pasur edhe kritere shtesë për qeverisjen e Vetëvendosjes, përveç votave, tashmë nuk ekzistojnë kriteret e tilla. Ne trajtohemi në mënyrë të barabartë dhe kushdo që krijon shumicën do të krijojë Qeverinë e cila pranohet dhe mbështetet nga faktorët ndërkombëtarë. Në njërën anë diskutohen sfidat e seancës konstituive, ndërkaq në anën tjetër diskutohen qëndrimet dhe idetë e Vetëvendosjes atëherë kur ne të jemi në qeveri në lidhje me zhvillimin ekonomik të orientuar në punësim. Theksojmë rëndësinë e partneritetit edhe bilateral edhe multilateral me shtete e Perëndimit, e në veçanti me ShBA-të”,- deklaroi kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti.