Maqedonia dhe Bullgaria, partneritet strategjik në sektorin e gazit
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, dhe ministrja bullgare e Energjetikës, Temenuzhka Petkova....

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, dhe ministrja bullgare e Energjetikës, Temenuzhka Petkova, nënshkruan Memorandum për partneritet strategjik në sektorin e gazit natyror.
Me këtë memorandum parashihet thellim i bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe zhvillimin e partneritetit bilateral strategjik në sektorin e gazit natyror, përmes zhvillimit të një linje të re të drejtpërdrejtë midis sistemeve të gazit natyror në Maqedoni dhe Bullgari.
Për zbatimin e planit është planifikuar krijimi i një grupi ndërqeveritar me ekspertë të fushës së gazit, i cili brenda gjashtë muajve pas hyrjes në fuqi të këtij dokumenti, do të duhet të hartojë draft-raportin teknologjiko-ekonomik për ndërtimin e lidhjes së re të gazit.
Ky raport duhet të përfshijë një analizë të tregut, në aspektet teknike, ekonomike, financiare dhe rregullatore të projektit dhe të ofrojë zgjidhje për infrastrukturën e nevojshme në territorin e dy vendeve.
