Sheqerinska dhe Karakaçanovi: Marrëveshja, me rëndësi edhe për rajonin

01.08.2017 20:38

Forcimi i marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Bullgarisë janë të dobishme....

Forcimi i marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Bullgarisë janë të dobishme jo vetëm për të dyja vendet, por edhe për rajonin dhe për të gjithë Evropën, vlerësuan edhe ministrat e mbrojtjes të të dyja vendeve, Radmilla Sheqerinska dhe Karakaçanov, në takimin bilateral të zhvilluar pas nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë në mes dy vendeve.

“Politika bullgare ka qenë gjithmonë në mbështetje të pavarësisë së Maqedonisë”,- ka thënë Karakaçanovi, duke shtuar se Bullgaria e ka vënë në dispozicion të gjithë përvojën e saj për pranim sa më të shpejtë të Maqedonisë në BE dhe në NATO.

Bullgaria dëshiron të ndihmojë Maqedoninë. Kontaktet që kemi krijuar në rrugën tonë drejt BE-së dhe NATO-s mund të jenë shumë të dobishme. Kur Bullgaria, Greqia dhe Maqedonia dhe të gjitha vendet e rajonit do të jenë pjesë e BE-së, problemet do të zgjidhet më lehtë.

“Për pranimin e Maqedonisë në NATO ne ofrojmë ekspertizën tonë dhe këshillat tona”, - ka thënë Karakaçanovi, i cili e ftoi Shekerinskën për një vizitë në Bullgari.