Maqedonia feston Ilindenët

02.08.2017 09:53

Republika e Maqedonisë sot i shënon dy Ilindenët historik....

Maqedonia sot i shënon dy Ilindenët historik - 114 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe 73 vjetori i Mbledhjes së parë e KAÇKM-së.  

Festimi filloi  në kishën "Shën Spasi" në Shkup,me fjalimin e kreut te , Qeverise Zoran Zaev. Kryeminsitri i Maqedonisë dhe kryeminsitri i Bullgarisë, Bojko Borisov do të vendosin lule në varrin e Goce Dellçevit në oborrin e kishës.Festa e dy gushtit sivjet do te shenohet bashkarisht ne Pelince edhe ate me pranine e dy kryeministrave atij  te Maqedonise, Zoran Zaev dhe kryeministrit bullgar, Bojko Borisov. 

Me rastin e Ditës së Republikës, presidenti Ivanov  do te mbaje fjalim para përmedores së kryetarit të parë të Presidiumit të KAÇKM-së, Metodija Andonov-Çento në qendër të Shkupit.

Qeveria kumtoi se të gjitha festimet me rastin e Ditës së Republikës do ta kenë lajtmotivin e inspiruar bga Manifesti i Krushevës: “Maqedonia jonë – pa dallime në religjion, përkatësi etnike, gjini dhe bindje. Për drejtësi, për liri dhe për jetë njerëzore”

Në Qendrën memoriale të KAÇKM-së në Pelince në solemnitetin e rastit do të flasë zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev. Si edhe viteve të kaluara, Kisha ortodokse serbe nuk lejoi delegacionin shtetëror të Maqedonisë ta vizitojë manastirin Prohor Pçinski, siç theksoi, “për shkak të arsyeve tashmë të njohura mirë”.

Shënimi qendror i Ditës së Republikës dhe 114-vjetori i Kryengritjes së Ilindenit tradicionalisht do të mbahet në “Meçkin Kamen” në Krushevë. Në tubimin popullor, që do të fillojë në orën 12:00, para të pranishmëve do të flasë kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi.  (Merita Gashi, TVM2)