Samiti i vendeve të Kartës së Adriatikut

02.08.2017 10:59

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev është koonikoqir së bashku me....

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev është koonikoqir së bashku me kryeministrin e Malit të Zi Dushko Maroviq si nikoqir i Samitit te shteteve te Ballanit Perendimor nenshkruese te Kartes se Adriatikut, i cili sivjet mbahet ne Mal te Zi.

Ne Samitin e sotem ne Podgorice i pranishem do te jete edhe zv.presidenti amerikan Majk Pense, ku pritet qe ky i fundit te theksoje edhe nje here perkushtimin qe shtetet e Bashkuara te Amerikes e kane ndaj shteteve te Ballkanit si dhe te theksoje nevojen e qeverisjes se mire, reformat politike si dhe implementimin e e sundimit te se drejtes.

Delegacioni i Maqedonise eshte i kryesuar nga kreu i ekzekutivit Zoran  Zaev, ndersa do te jene te pranishem edhe kryeministrat e shteteve fqinje te Ballkanit, kryeministri Edi Rama, kryeministri i Kroacise, Serbise, Kosoves  dhe Sllovenise. (Merita Gashi, TVM2)