Finlandë, incidenti: Avionët e NATO-s, ndjekin avionët rus

02.08.2017 12:06

Dy avionë të NATO-s që po ndalonin aeroplanët rusë mbi ujëra neutrale pranë Estonisë...

Dy avionë të NATO-s që po ndalonin aeroplanët rusë mbi ujëra neutrale pranë Estonisë, shkelën shkurtimisht hapësirën ajrore të Finlandës.

Ministria e Mbrojtjes e Finlandës konfirmon se  avionët  F-18 ,  shkelën hapësirën ajrore të vendit në jugperëndim të kryeqytetit, Helsinki, për rreth një minute.

Sipas NATO-s,  dy avionët spanjollë  F-18 nxituan të ndalojnë  avionët rusë, të identifikuar si dy aeroplanë MiG-31 dhe një aeroplan të ngarkesave Antonov AN-26. Ndërsa po shoqëronin aeroplanët rusë, avionët e NATO-s shkelën hapësirën ajrore të Finlandës, e cila nuk është anëtare e Organizatës.

“Në dorëzimin e përgjimeve në avionët finlandezë, avionët spanjollë aksidentalisht hynë në hapësirën ajrore finlandeze . Komanda Ajrore e NATO-s ka shpjeguar incidentin në Qendrën Finlandeze të Operacioneve Ajrore për të përmirësuar koordinimin e ardhshëm” – tha zëdhënësi i NATO-s, Dylan P. White.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se avionët MiG-31 dhe një aeroplan transportues Antonov AN-26 po “bënin një fluturim trajnimi mbi ujërat neutrale të Detit Baltik ,në pajtim të plotë me rregullat e përdorimit të hapësirës ajrore, pa shkelur kufijtë e shteteve të huaja “.

“Gjatë misionit, një avion luftarak i NATO-s F-18 iu afrua grupit ajror rus dhe e ndoqi atë për rreth një minutë. Pas kësaj, ndryshoi kurs dhe u tërhoq drejt hapësirës ajrore të shtetit Baltik”, thuhet në njoftimin e ministrisë ruse. Ndërhyrjet nga avionët ruse dhe të NATO-s kur aeroplanët i afrohen njëri-tjetrit për identifikim janë bërë dukuri të shpeshta mbi Detin Baltik vitet e fundit, pasi blloku e shtyn praninë e saj në këtë zonë pas ribashkimit të Rusisë me Krimenë dhe konfliktin ukrainas. (Gazmend Kurtishi, TVM2)