Shkupi dhe Sofja festojnë bashkë Ilindenin: Historia të na bashkojë, e jo të na ndajë
Me festim të përbashkët dhe vendosjen e kurorave në varrin e Goce Dellçevit....

Me festim të përbashkët dhe vendosjen e kurorave në varrin e Goce Dellçevit, në kishën Spas në Shkup, nga ana e kryeministrit, Zoran Zaev, dhe homologut të tij bullgar, Bojoko Borisov, ka filluar festimi i dy Ilindenëve - 114 vjetorit të kryengritjes së Ilindenit dhe 73 vjetorit të mbledhjes së parë të KAÇKM-së.
“Historia dhe e kaluara janë themelet për ndërtimin e ardhmërisë evropiane. E dëgjuam Goce Dellçevin i cili porositi: të mos humbim kohë, duhet të jeni krenarë sepse rruga e Maqedonisë është e hapur. Ne kemi nevojë për stabilitet, zhvillim dhe perspektivë evropiane”,- tha kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.
Pas ndryshimeve demokratike në vend ka nevojë edhe për ndryshime demokratike në rajon. Kryeministri Zaev përgjegjësinë e karakterizoi si guxim dhe vendosshmëri që të ecet para kah qëllimi kryesor për një Maqedoni evropiane dhe anëtare të NATO-s.
“Maqedoninë më së miri do ta ndërtojmë të gjithë bashkërisht. Fjala “së bashku” është garanci më e fortë për të ardhmen e vendit. Pas ndryshimeve demokratike në vend nevojiten edhe ndryshime demokratike në rajon, dhe përgjegjësia është guxim dhe vendosshmëri të ecet përpara drejt qëllimit të vërtetë. Për Maqedoninë kjo është rruga drejt NATO-s dhe BE–së”,- theksoi Zaevi.
Përparimi kërkon viktimizim, krahas përkujdesjes për familjen qytetarët duhet të përkujdesen edhe për standardet në shoqëri dhe shtetin ku jetojnë. Demokracia, gjyqësia e pavarur, mediat e lira dhe institucionet profesionale duhet të jenë përgjegjësi për çdo qytetar.
Me realizimin e planit reformator 3-6-9 do të hapet një perspektivë e re për shtetin vizavi qytetarët. Me këtë plan ne do të bëjmë një hap të madh në rrëfimin e ri për Maqedoninë. Të gjithë duhet të angazhohemi për realizimin e këtij projekti. Të bashkuar në dëshirën për një Maqedoni që do ta gjejë vendin e vet në globin ndërkombëtar.
“Ne e shtrimë dorën, ka dhe duar që u shtrinë drejt nesh. Me Republikën e Bullgarisë së bashku e përcjellim porosinë - rajoni po sillet i evropianizuar andaj e meriton dhe jetën evropiane. Në të ardhmen presim edhe duar të tjera që do të shtrihen drejt nesh. Jam i bindur se Maqedoninë e pret një ardhmëri më e mirë, e presin ditë më të mira”,- tha më pas Zaevi.
Me ceremoninë e sotme tek varri i Goce Dellçevit përfundoi vizita dyditore e delegacionit bullgar të udhëhequr nga kryeministri, Bojko Boriso, ku ditë më parë u nënshkrua edhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.
(Fatos Musliu, TVM2)
