Marrëveshja Maqedoni - Bullgari, ShBA: Shembull inkurajues për zgjidhjen e problemeve
Pas urimeve nga Brukseli, edhe Departamenti Amerikan i Shtetit ka përshëndetur....

Pas urimeve nga Brukseli, edhe Departamenti Amerikan i Shtetit ka përshëndetur nënshkrimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. DASh-i e vlerëson Marrëveshjen si shembull për zgjidhje të qetë të problemeve mes fqinjëve.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës urojnë Maqedoninë dhe Bullgarinë për nënshkrimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim.
“Kjo marrëveshje e rëndësishme dhe me perspektivë, i pranon lidhjet e fuqishme të vendosura tashmë midis dy vendeve dhe hap derën për bashkëpunim edhe më të afërt në sfera të ndryshme si infrastruktura dhe kultura. Nënshkrimi i kësaj Marrëveshje do të kontribuojë për stabilitet politik dhe zhvillim ekonomik në rajon dhe ofron shembull inkurajues për atë se si dallimet mes fqinjëve mund të zgjidhen në mënyrë të qetë”,- thuhet në kumtesën e Departamentit Amerikan të Shtetit.
