Botë

Marmaris, fundoset anija turistike, tre të vdekur

02.08.2017 15:06

Një nënë dhe dy fëmijët e saj janë mbytur në Turqi në brigjet e Marmarisit...

Një nënë dhe dy fëmijët e saj janë mbytur në Turqi në brigjet e Marmarisit, kur anija me të cilën po bënin një shëtitje pranë brigjeve të Mugllës u fundos.

Në anije ndodheshin 11 persona, tetë prej të cilëve u shpëtuan.

Arsyeja për aksidentin tani për tani nuk është e njohur, ndërsa shërbimet për situata të jashtëzakonshme janë në kërkim të trupave që tashmë konsiderohen si viktima.