Maqedoni
VMRO – DPMNE: pr/ligj për rritjen e pagave, 5% në sektorin publik
02.08.2017 17:24
VMRO – DPMNE e ka prezantuar projektligjin për rritjen e pagave me 5% në sektorit publik në vitin 2018 dhe me 5% të tjera në vitin 2020...

Me këtë projektligj parashihet rritje e pagave për të punësuarit në administratën publike shtetërore, shëndetësi, arsim, polici, ndërmarrjet ushtarake dhe publike.
“Ky ligj ka kaluar në Komisionin e Kuvendit për Punë dhe Politikë Sociale, ku ka marrë mbështetje nga deputetët të cilët nuk janë pjesë e koalicionit tonë. Ky është një moment pozitiv që na inkurajon se ky ligj mundet dhe sigurisht duhet të kalojë në Kuvend, duke çuar në qëllimin përfundimtar, rritjen e pagave në sektorin publik. Projektligji së shpejti do të gjendet edhe në seancën parlamentare dhe ne shpresojmë se LSD do të tejkalojë vetveten dhe interesat partiake dhe do të japë mbështetje për të njëjtën”,- deklaroi Zeqir Ramçilloviq nga VMRO-DPMNE.
Ligji, thanë nga VMRO, është pjesë e premtimeve parazgjedhore të kësaj partie.
FARIJE DAUTI - BAKIJU
