Pas triumfit në Roland Garros, Nadal mbetet në krye të ATP
Rafael Nadal të diellën e mbrojti titullin në Roland Garros, por pos kësaj, mbrojti edhe pozitën e parë në rangimin e tenistëve më të mirë të ATP-së……….

Rafael Nadal të diellën e mbrojti titullin në Roland Garros, por pos kësaj, mbrojti edhe pozitën e parë në rangimin e tenistëve më të mirë të ATP-së. Spanjolli, falë triumfit të nëntë dhe rekord në Paris, mbetet edhe më tutje në krye të rënditjes, me gjithsej 12500 pikë të tubuara, 170 më shumë se i dyti, Novak Djokoviç, të cilin e mundi dje.
Në mesin e dhjetë tenistëve më të mirë ka disa ndryshime, me ç`rast David Ferer, i cili nuk arriti ti mbroj pikët e fituara vitin e kaluar nga plasmani në finale dhe regjistroi një ngecje prej dy pozitash, ndërsa Endi Marej, i cili në “Grend Slemin” e dytë të sezonit u plasua në gjysëmfinale, përparoi për tre vende.
Gjysëmfinalisti tjetër dhe surpriza më e madhe në “Roland Garros”, Ernest Gullbis, regjistroi një kërcim prej shtatë pozitash dhe tani është i dhjeti në botë, plasman ky më i miri në karierën e tij.
Edhe tek femrat, edhe përkundër surprizave të mëdha dhe eliminemeve të hershme në “Roland Garros”, në dy pozitat e para nuk pati asnjë ndryshim.
Në krye mbetet Serena Uiliams, para kinezes Na Li. Finalistja Simona Halep, ka përparuar një pozitë dhe tani është e treta, duke zbritur në të katërtën Agneshka Radvanskan, ndërsa fituesja Marija Sharapova, nga vendi i tetë ku ishte javën e kaluar, tani ka ardhur në pozitën e pestë. Top 10`shen e kompletojnë Kvitova, Jankoviç, Azarenka, Kerber dhe Cibullkova. (Mustafa Ademi, TVM2)
