Maqedoni

Gruevski: nuk lejuam të na mohojnë ekzistimin

02.08.2017 18:26

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, nuk mori pjesë në festimet e shumta për nder të 2 gushtit...

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, nuk mori pjesë në festimet e shumta për nder të 2 gushtit, por ka uruar qytetarët e Maqedonisë duke përkujtuar sakrificat për ndërtimin e shtetit të ri.

“Maqedonia nëpër histori ka mbijetuar së ekzistuari për shkak të dëshirës së saj të madhe për liri dhe pavarësi, barazi midis popujve dhe respekt ndaj të afërmit. Ne çdoherë i kemi respektuar të tjerët, por asnjëherë nuk kemi lejuar që dikush ta mohojë dhe pamundësojë ekzistimin tonë, dhe pikërisht këto karakteristika na sollën edhe në anën e koalicionit fitues antifashist në Luftën e Dytë Botërore”, potencon Gruevski në urimin e tij.