Maqedoni

Deponia në Strugë, sigurim 24 orë në ditë, kërkohet zgjidhje afatgjate

02.08.2017 18:52

Në deponinë e Strugës ka filluar sigurimi fizik prej 24 orëve, për të cilin është angazhuar një kompani private që do të pengojë hyrjen...

Në deponinë e Strugës ka filluar sigurimi fizik prej 24 orëve, për të cilin është angazhuar një kompani private që do të pengojë hyrjen e personave të paautorizuar dhe do të kontrollojë rregullisht deponinë deri në gjetjen e një zgjidhjeje për dislokimin e saj.

Qeveria tashmë ka premtuar të heqë mbeturinat e kësaj deponie të egër që duhet në dërgohet në deponinë Drisla.

Deponia për momentin nuk ka zjarr dhe era e keqe që përhapej prej saj është pakësuar ndjeshëm.

Aktivistët e nismës qytetare “Struganët për Strugën” vazhdojnë të këmbëngulin që qeveria dhe komuna e Strugës të dalin me afate konkrete për realizimin e premtimeve lidhur me transportin e mbeturinave dhe për zgjidhjen e përhershme për menaxhimin e mbeturinave në qytetin buzë liqenit.