Maqedoni

I nxehti afrikan përfshin Europën, Italia në fazën e kuqe, “digjet” edhe Ballkani

02.08.2017 19:22

Një pjesë e Maqedonisë nesër do të përfshihet nga temperatura deri në 42 gradë, në pjesën tjetër nuk do të ketë temperatura më të ulëta se 35 gradë celsius...

E gjithë Europa gjithsesi po përballet me temperaturat e larta dhe thatësira. Italia ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe ka lëshuar alarmin e kuq për 16 qytete, ky temperaturat e kanë kaluar tashmë 43 gradëshin. 
 
Rekordin e nxehtësisë e mban Sardenja, ku në Capo San Lorenzo ajri ndihej sikur të ishte 49 gradë në orët e pasdites,  edhe pse temperatura reale ishte vetëm 33 gradë.  
 
Në Greqi termometri ka hipur mbi 45 gradë dhe meteorologët thonë se këto temperatura nuk ishin regjistruar që prej 10 vitesh.
 
Në Rumani, autoritetet kanë ngritur alarmin për dhjetëra qytete në të gjithë vendin, pasi temperaturat pritet të shkojnë deri në 40 gradë celsius.
 
Në 48 orët e fundit, vetëm në Bukuresht, më shumë se 1400 persona janë transportuar me ambulancë në spital për shkak se kishin probleme shëndetësore nga i nxehti.