Afganistan, sulmohet xhamia shiite, 50 të vdekur
Së paku 50 persona janë vrarë dhe 80 të tjerë janë plagosur, shumica prej tyre në mënyrë serioze...

Së paku 50 persona janë vrarë dhe 80 të tjerë janë plagosur, shumica prej tyre në mënyrë serioze, kur një kamikaz dhe një person i armatosur sulmuan një xhami shiite në qytetin Herat, në pjesën perëndimore të Afganistanit.
Autoritetet thanë se një sulmues vetëvrasës e kishte aktivizuar eksplozivin në trupin e tij para xhamisë Jaëadia në qytetin Herat. Sulmuesi i dytë me armë, po ashtu, kishte hapur zjarr kundër besimtarëve myslimanë, që ishin brenda xhamisë në kohën e eksplodimit.
“Shteti Islamik” ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj xhamisë shiite. 50 shiitë janë vrarë dhe 80 të plagosur në një sulm në xhaminë në Herat në Afganistanin perëndimor”,- bën të ditur portali AMAK i ISIS-it.
Edhe sot, ndërkohë, është sulmuar konvoji i NATO-s në Afganistan. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë as për këtë sulm, ndërsa nga Aleanca konfirmojnë se ka viktima, por nuk bëhet e ditur numri apo kombësia e tyre.
