Botë

Dy të vdekur në shpërthimet e depos me armë në Abhazia

03.08.2017 12:50

Trupat e dy grave, të cilat e kanë humbur jetën në shpërthimet e djeshme në depon për armë në Abhazi...

Trupat e dy grave, të cilat e kanë humbur jetën në shpërthimet e djeshme në depon për armë në Abhazi, janë gjetur dot në mëngjes në objekt, lajmëroi TASS, duke iu referuar Ministrisë abhaziane të Punëve të Brendshme.
 
Janë gjetur trupat e turistëve nga Shën Peterburgu, të cilët ishin lënduar për vdekje nga shpërthimi në depo, përmes të cilës kishin kaluar duke u kthyer nga shëtitja nga ujëvarat e rrethinës, theksuan Ministria e Punëve të Brendshme dhe për Situata të Jashtëzakonshme. Edhe një grua, e cila është gjetur me ta ka thyerje në dorë dhe është vendosur në spital.
 
Për tre turistet e zhdukura u kumtua dje, por hetimi pas tyre filloi pasi përfundoi seria e shpërthimeve prej katër orëve në depon në fshatin Primorskoe, në bregun e Detit të Zi.
 
Sipas të dhënave të ndryshme në shpërthimet janë lënduar disa dhjetëra persona, duke i përfshirë edhe mbi 30 turistë rusë. Njëzetë e shtatë persona janë transferuar në spital.
 
"Më shumë se 50 persona, prej të cilëve 19 rusë, të cilët kanë qenë  për pushim në Abkhazi janë pranuar në një spital me kontuzione dhe lëndime nga shrapnelë. Të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut jetësor", deklaroi ministri abhkazian i Shëndetësisë Tamaz Cahnakia.
 
Abhkazia së bashku me Osetinë Jugore u ndanë nga Gjeorgjia në fillim të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Moska i njeh si shtete të pavarura pas luftës me Gjeorgjinë në gusht të vitit 2008.
 
Në Abhkazi dhe Osetinë Jugore janë sistemuar ushtarë rusë, ndërsa për Tbilisin ky është okupim./mia