Botë
Portugali, avioni përplaset në rërë, dy të vdekur
03.08.2017 13:27
Një ditë buzë detit u shndërrua në një ditë tmerri në Portugali, pak kilometra larg Lisbonës...

Një avion i vogël turizmi me dy vende, bëri ulje të detyruar në plazhin e Sao Joao në Caparica.
Si pasojë, një 50 vjecar dhe një fëmijë 8-vjeç humbën jetën, ndërsa pushuesit e tjerë u larguan të frikësuar drejt detit.
Avioni Cessna 152, nuk pësoi asnjë dëm. Pushuesit panë avionin teksa fluturonte në kuotë të ulët mbi plazh, por nuk e kuptuan se diçka po shkonte keq derisa ai nuk u përplas në rërë.
“Pashë avionin që po ulej gjithnjë e më shumë. Unë isha pranë detit dhe telefonova prindërit e mi. Avioni u ul në rërë duke goditur dy persona. Besoj se një tjetër u plagos, por nuk jam i sigurtë. Më duket shumë e çuditshme që u ul në plazh, por ndoshta i ka mbaruar karburanti”, shprehet deshmitari okular.
Viktimat kishin qenë duke marrë rreze dielli kur avioni bëri uljen emergjente. Vajza që humbi jetën, ishte së bashku me prindërit, të cilët nuk morën asnjë lëndim.
Shkaku i uljes së avionit në plazh mbetet ende i paqartë.
