Botë

Trump nuk dorëzohet, gati projektligji që kufizon emigracionin e ligjshëm

03.08.2017 14:11

Presidenti amerikan Donald Trump dhe dy senatorë republikanë njoftuan se kanë propozuar një ligj...

Presidenti amerikan Donald Trump dhe dy senatorë republikanë njoftuan se kanë propozuar një ligj të ri që do të pakësonte emigracionin e ligjshëm. Trump tha se Shtetet e Bashkuara për dekada kanë “funksionuar me emigrantë me një nivel kualifikimi të ulët”.
 
Sistemi i ri që propozohet do të vepronte si një sistem i bazuar në pikë, që do të merrte parasysh aftësitë e aplikantëve për të folur anglisht dhe mundësitë për të përballuar jetën në Amerikë, kur bëhet fjala për të aplikuar për “Kartën e Gjelbërt”.
 
“Ligji tregon dhembshurinë tonë për familjet amerikane që përpiqen çdo ditë .I vendos nevojat e tyre dhe Amerikën në plan të parë .Ligji ka për qëllim të mbrojë punëtorët e pakicave që konkurrojnë për vende pune ndaj atyre që sapo vijnë në Amerikë dhe do t’u japë atyre një ngritje page, duke pakësuar numrin e punëtorëve të pakualifikuar që hyjnë në SHBA”, shprehet presidenti i ShBA-ve, Donald Trump.
 
Projektligji , që do të shkurtonte imigrimin e ligjshëm nga 1 milion, në 500 mijë njerëz çdo vit , gjithashtu kërkon kufizimin e pranimit të anëtarëve të familjes së emigrantëve, duke i dhënë fund programit të llotarisë dhe duke e bërë më të vështirë procesin e marrjes së “Kartës së Gjelbër”.
 
Presidenti Trump është takuar dy herë me senatorët për të diskutuar lidhur me projekligjin, që synon përmbushjen e një prej synimeve kryesore të politikës të tij në reformimin e sistemit të emigracionit të ligjshëm në Amerikë.