Ricciardo fiton “Çmimin e Madh të Kanadasë”
Është piloti i i Red Bull, Daniel Ricciardo, fituesi i këtij çmimi, i cili habiti të gjithë duke parakaluar Niko Rozberg, që udhëhoqi garën në pjesën më të madhe të saj………

Gara e Kanadasë ka qenë ndoshta më emocionuesja deri më tani në Formula 1, pasi aty u ndal revanshi i Mercedes.
Është piloti i i Red Bull, Daniel Ricciardo, fituesi i këtij çmimi, i cili habiti të gjithë duke parakaluar Niko Rozberg, që udhëhoqi garën në pjesën më të madhe të saj. Në xhirot e para, gara më e ashpër ishte mes dy pilotëve të Mercedes, Rosberg dhe Hmilton, ku ky i fundit tentoi disa herë të kalonte shokun e skuadrës, por disa xhiro nga fundi makina e tij shfaqi probleme dhe britaniku u detyrua të largohej nga gara.
I treti u rendit Sebastian Vettel, i cili i shpëtoi një aksidenti mes Sergio Perez dhe Felipe Massës, ku ky u fundit u dërgua në spital për kontrolle mjekësore, por ka qenë në gjendje të mirë.
Zhgënjimi më i madh i kësaj gare ka qenë skuderia Ferrari, pasi ndryshe nga rivalët e Red Bull, përmirësimet aty duket se nuk po japin rezultat. Alonso nuk shkoi më shumë se vendi i gjashtë, ndërsa Raikkonen e mbylli garën në vendin e dhjetë.
Edhe pse përfundoi garën si i dyti, Niko Rozberg, ka rritur epërsinë në klasifikimin e vozitësve, me 140 pikë të tubuara, 22 më shumë se kolegu i tij, Luis Hamillton.
Te konstruktorët, Mercedesi është i pakompromis, me 258 pikë, ndërsa larg në pozitën e dytë, me 119 pikë më pak, është Red Bull. Cirku i Formula 1 do të vazhdoj pas dy javësh, me ç`rast në program do të jetë gara për çmimin e madh të Austrisë.
