Sanksionet mbi Rusinë, Medvedev: Janë një akt lufte tregëtare
Kryeministri rus Dimitri Medvedev tha se sanksionet e reja të vendosura nga SHBA janë kambanat e një lufte tregtare me Moskën...

Medvedev tha se paketa e sanksioneve i jep fund shpresave për përmirësimin e marrëdhënieve me administratën e re amerikane.
"Regjimi i sanksioneve është kodifikuar dhe do të qëndrojë në fuqi për dekada në rast se nuk ndodh një mrekulli. Rusia do të vazhdojë me qetësi që të zhvillojë ekonominë e saj, pavarësisht sanksioneve”, shkroi Medvedev në rrjetin social Facebook.
Sipas tij, masat e nënshkruara nga Donald Trump dëshmojnë impotencën e plotë të Presidentit amerikan që, sipas tij, është poshtëruar nga Kongresi.
Trump akuzoi Kongresin se e kishte ekzagjeruar me legjislacionin. Por pavarësisht kësaj , ai e kishte nënshkruar ligjin në interes të unitetit kombëtar.Me nënshkrimin e sanksioneve të mërkurën, ai lëshoi edhe një deklaratë që e quante masën të padobishme.
Ligji synon të dënojë Rusinë për ndërhyrjen e supozuar në zgjedhjet amerikane të vitit 2016 dhe veprimet e saj në Ukrainë. Legjislacioni kufizon sasinë e parave që amerikanët mund të investojnë në projekte ruse të energjisë dhe e bën më të vështirë për kompanitë amerikane biznesin me Rusinë.
