Paraqitja e tatimeve, qytetarët s’do presin më radhë në sportelet e
Përmirësohet sistemi për paraqitjen e tatimeve vjetore duke hequr obligimin që vetë qytetarët të paraqesin të ardhurat

Përmirësohet sistemi për paraqitjen e tatimeve vjetore duke hequr obligimin që vetë qytetarët të paraqesin të ardhurat e tyre cdo vit në sportelet e Drejtorisë së të ardhurave publike.
Tanimë vetë DAP ka si detyrim të mbledhë të gjitha të dhënat për të hyrat e realizuara të personave fizikë dhe t’i paraqesë në formë kompjuterike.
Çdo qytetarë do të ketë Fjalëkalim përmes së cilës do të mund të hyjë në kërkesën e dorëzuar nga DAP dhe të konfirmojë të dhënat e veta. Nëse vërehet se në aplikim nuk janë vendosur ndonjë nga të hyrat e realizuara, të njëjtat do të mund vetë t’i ngarkojë.
Me mënyrën e re të aplikimit të të ardhurave të realizuara, nuk do të hapet hapësirë për manipulime.
Sistemi i ri do të ketë kapacitet të shërbejë mbi 300 mijë qytetarë, të cilët kanë detyrime të dorëzojnë të ardhura vjetore të realizuara. Sistemi i ri, pritet që të fillojë të punojë vitin e ardhshëm.
