Maqedoni

Dhuna në kuvend , PTHP aktakuzë për sulmuesin e Shekerinskës

03.08.2017 15:12

Prokuroria themelore publike pas mbarimit të hetimeve ,ka ngritur aktakuzë kundër personit i cili në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend...

Prokuroria themelore publike pas mbarimit të hetimeve ,ka ngritur aktakuzë kundër personit i cili në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend kishtë tërhequr për flokësh deputeten e LSDM-së tani Minsitrëne e mbrojtjes Radmilla Shekerinska. Sipas aktakuzës bëhet fjalë për vepër penale dhunë për të cilën është i paraparë denim me burg prej 3 deri më 10 vite.
 
Në komunikatën e Prokurorisë themelore publike thuhet se para këtij sulmi Shekerinska ishte sulmuar edhe me pjesë të kamerave televizive në kokë nga një person tjetër.
 
“Prokuroria themelore publike-Shkup ,lidhur me ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më datë  27.04.2017 ka realizuar procedurë hetimore kundër një personë për kryerje të veprës penale “dhunë” nga neni 386 paragrafi 6 lidhur me paragrafët 3 dhe 1 nga Kodi penal. Për këtë vepër penale është I paraparë dënim me burg prej 3 deri më 10 vite", u theksua ne komunikatetn e Prokurorise themelore publike.
 
Sulmuesi i Shekerinskës ka qenë në Prokurori prej ku për disa media kishte deklaruar se nuk e ka sulmuar qëllimisht deputeten por ka dashur ti ndihmojë.
 
Në ngjarjet e 27 prillit Shekeriska kishte marrë lendime të rënda trupore thuhet më tej në Komunikatë.  
 
Kjo është aktakuza e dytë për ngjarjet në Kuvend pas asaj ku 9 persona u dënuan për pjesmarrje në turmë .Për sulmuesit e Kryetarit të LR-PDSH-së Ziadin Sela akoma nuk është ngritur aktakuzë.                  
 
Ndërkohë nga Ministria e punëve të brendëshme bëjnë të ditur se në mënyrë intenzive janë në kërkim të dy të akuzuarve në rastet e PSP-së “Target” dhe “Fortesa”,Goran Grujovskin dhe Nikolla Boshkovski.Kjo është dita e 8 që ata janë në arrati dhe të pakapshëm për organet e ndjekjes.
 
FLORIJE BELULI - KAMBERI