Maqedoni
I nxehti vazhdon, disa pjesë të vendit, në fazën e portokalltë
03.08.2017 15:29
Disa pjesë të Maqedonisë prej sot hyjnë në fazën e portokalltë ku temperaturat do të arrijnë deri në 42 gradë celsius...

Këto tempertura të larta paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe mjekët apelojnë për kujdes.
“Ata që më shumë e vuajnë këtë mot të nxehtë, janë të sëmurët kronikë dhe ata që marin terapi, fëmijët dhe gratë shtatzëna, por dhe të gjithë të tjerët që kanë kontakt direct me diellin”, shprehet mjekja.
Vlejnë ende këshillat e njejta për mbrojte nga dielli. Mbrohuni nga ekspozimi I drejptërdrejtë në diell, shmangi daljen prej orës 11 deri në orën 17, mbani rroba të lehta në ngjyra të hapura, sa më shumë lëngje dhe ushqime të lehta, lani cdo ushqim që duhet larë, dy herë më gjatë se zakonisht, merrni në kohë terapitë mjekësore.
Deri tani në vend ka pasur një viktimë për shkak të temperaturave të larta, bëhet fjalë për një grua që u ekspozuar në diell menjëherë pasi doli nga nje vend i klimatizuar, pra kujdes mos ftohni shumë ambientet e brendëshme apo makinat tuaja.
