Maqedoni
Qendra për menaxhim me kriza, zjarri në Makedonski Brod ende është aktiv
03.08.2017 16:05
Zjarri në fshatin Trebovlje të komunës Makedonski Brod është ende aktiv dhe përparon drejt vendbanimit Lutoec dhe fshatit Rastesh...

Për momentin, tre shtëpi janë nën rrezik të drejtëpërdrejtë dhe po evakuohen banorë të fshatit Rashtec. Janë dëmtuar tre shtylla druri për furnizim me energji elektrike në fshatin Blizankso dhe me këtë ky vendbanim ka mbetur pa energji elektrike. Zjarri në fshatin Deviç është vënë nën kontroll, kumtuan nga Qendra për menaxhim me kriza.
“Për momenti janë të angazhuar ekipe të ARM-së për zjarrin afër fshatit Trebovle, dhe një pjesë e tyre janë angazhuar kundër zjarrit në Makedonski Brod. Dy hilikopterë të ARM-së, janë duke vepruar mbi Shkup që në orët e hershme të mëngjesit në zonën e fshatit Rastesh, gjithasahtu në këtë fshat janë angazhuar dhe vullnetarë nga Tetova për shuarjen e zjarrit. Ndërsa në fshtin Deviç situata është nën kontroll dhe në këtë zonë është e angazhuar NP Pyjet e Maqedonisë dhe ekipe të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim”, shprehet Nadica Vckova nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
Qeveria, përmes Komitetit drejtues, ka filluar aktivitete për të kërkuar ndihmë ndërkombëtare nga vendet e huaja për mbështetje nga ajri për shuarjen e vatrave të zjarrit në vend.
Nga QMK njoftojnë se zjarri që është aktiv në fshatin Zdunjë, zjarri i njejtë nga fshati Trebovlje i Makedonski Brodit, ka tendencë për zgjerim drejt fshatit Gurgurnicë të komunës së Tetovë, por shumica e vtrave të zjarrit janë vënë nën kontroll njoftuan nga QMK.
FARIJE DUATI-BAKIJU
