Maqedoni
Rebalanci, opozita shkurtim i investimeve kapitale; Pozita, rebalansi është real
03.08.2017 16:58
Buxhet i masakruar, shkurtim i investimeve kapitale, mjeteve për arsim dhe shëndetësi, në llogari të harxhimeve joproduktive...

Buxhet i masakruar, shkurtim i investimeve kapitale, mjeteve për arsim dhe shëndetësi, në llogari të harxhimeve joproduktive, punësimeve partiake dhe ndërtimin e kampeve për migrantët, janë vetëm pjesë e vërejtjeve që u thanë nga deputetët e opozitës.
“As në komunat ku jetojnë maqedonas as në komunat ku jetojnë shqiptarët,turq,boshnjak serb rom dhe vlleh ,do të ketë 0 projekte dhe asgjë nuk do të bëhet.Një nga shembujt se nuk është ndërmarrë asgjë ështe deponia ne Strugë dhe nga tymi kancerogjen asfiksohen edhe maqedonasit shqiptarët dhe të gjitha grupet etnike tjera”, shprehet deputeti i VMRO DPMNE-së, Vlladimir Gjorcev.
Edhe Lëvizja Besa në opozitë kritike ndar ribalancit të buxhetit.
“Në lagjet e Shkupit që janë 2 km larg akoma nuk ka asfalt,ata njerëy nuk kanë kanalizim nuk kanë ujë të pijshëm dhe të ketë qasje të tillë shteti kjo nuk spjegohet ndryshe pos me fjalën diskriminim”, shprehet deputeti i Lëvizja Besa, Zeqirja Ibrahimi.
Por deputetët e shumiocës mbështetën ribalancin e propozuar nga qeveria dhe ftuan opozitën që të ofrojë risi gjatë debatit.
“Kemi pas tre lloje të amandamenteve një nga VMRO DPMNE dhe dy lloje nga opozita shqiptare BESA pdsh dhe gati kanë qenë të njejta me përjashtim të sasisë së mjeteve dhe shpeshherë amandamentet e PDSH së gati kanë qenë të njejta si të VMRO SË si në përmbajtje dhe në sasinë e mjeteve për këtë arsye dokisha apelu që opozita të shtrojë risi që do të jetë motiv edhe për pozitën të jetë më efektive gjatë debatit”, shprehet deputeti i BDI-së, Rexhail Ismaili.
“Opozita është në panikë sepse LSDM dy muaj është në Qeveri dhe sillet me përgjegjësi.Në vend që rebalansi të jetë cështje e thjeshtë teknike ne po e ngrisim në cështje kyce politike”, shprehet deputeti i LSDM-së, Sashko Pockov.
Ndërkohë Ministri i Finansave Dragan Tevdovski tha se asnjë vit investimet kapiotale nuk kanë arrit shumën e 19 miliard denarëve dhe nuk është e vërtetë se investimet kapitale shkurtohen përkundrazi ato janë të vendosura në mënyrë reale.
Sipas planit të paraparë debati për buxhetin në seancë plenare do të zgjasë pesë ditë.
FLUTURA LATIFI
