Maqedoni

Taravari, ligji për gjuhët në 100 ditëshin e parë; BESA,shumica mund të shtyjë zgjedhjet lokale; LSDM, ligji për gjuhët është harmonizuar

03.08.2017 17:19

Ligji për gjuhën shqipe do të miratohet në 100 ditët e para të Qeverisë dhe i njëjti do të dërgohet në Komisionin e Venedikut...

Ligji për gjuhën shqipe do të miratohet në 100 ditët e para të Qeverisë dhe i njëjti do të dërgohet në Komisionin e Venedikut, ka thënë  sekretar i përgjithshëm i LR-PDSH-së Arben Taravari.
 
Sipas tij nuk ka mospajtime mes partnerëve qeveritar, pasi tashmë ata janë  koordinuar rreth kësaj çështje. Partitë në pushtet kanë përgjegjësi dhe obligim ndaj votuesve shqiptar që ta miratojnë këtë ligj thot Taravari. 
 
“Ne si LR PDSH  atë që e kemi thënë para se të hymë në qeveri ,të njejten  e kemi përsitur edhe  ditën e parë që kemi hyrë në qeveri. Ligjin për të cilën jemi marë vesh para se të krijojmë koalicion qeveritar atë ligj do ta kalojmë deri në 100 e para të Qeverisë së RM”, shprehet Arben Taravari nga LR PDSH.
 
Nga Lëvizja BESA thonë se nëse mosmirtatimi i ligjit për gjuhët mund të jetë arsye për anulimin e zgjedhjeve lokale.
 
“LSDM nuk do që të sjell ligj për gjuhët pasi që ndikon në rejtingun e saj, ndërkaq BDI nëse nuk shkon në zgjedhje pa ligjin e gjuhëve do të përjetojë fiasko në zgjedhjet lokale. Mosmiratimi i ligjit për përdorimin e gjuhëve është arsye që mund ta shfrytëzojë shumica parlamentare për anulimin e zgjedhjeve lokale për më 15 tetor”, shprehet deputeti i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi.
 
Në LSDM nuk e ndajnë qëndrimin me Lëvizjen Besa, pasi sipas socialdemokratëve ligji për përdorimin e gjuhës shqipe nuk mund të jetë shkas për moscaktimin e zgjedhjeve lokale.
 
“Nuk e shoh un si  ligji për gjuhët do të ishte shkas për shtyerjen e zgjehdjeve. Ligji për avancimin e përparimit të gjuheve është harmonizua,  deri në fund të javes do të vij në procedurë kuvendore dhe sëbashku me një pako ligjesh edhe nga sfera sociale edhe ekonomike, ashtuqë nuk ka kurfar arsye që ky ligj të jet shkas për shtyrjen e zgjehdjeve locale”, shprehet deputeti i LSDM-së, Tomisllav Tuntev. 
 
Poashtu deputeti dhe koordinatori I grupit parlamentarë të LSDM-së , Tuntev, deklaroi se deputetët e shumicës parlamentare janë marrë vesh që të mos shfrytëzojnë pushimin vjetor, derisa nuk mbaron diskutimi për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvrlevski.
 
Tuntev paralajmëroi se Kuvendi do të diskutojë edhe gjatë fundjavës me qëllim që ta sjell rebalancin e buxhetit dhe të kalohet në pikën për shkarkimin e kryeprokurorit pubik.
 
GAZMEDN KRUTISHI