Maqedoni
Ministri Fazliu takoi ambasadorin italian Karlo Romeo
03.08.2017 17:43
Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Faziu, u takua sot me ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë, Karlo Romeo...

Në takim u bisedua për prioritetet e Qeverisë nga fusha e pushtetit lokal, për procesin e decentralizimit, për zhvillimin rajonal dhe aktivitetet dhe projektet në ecuri.
Ministri Fazliu e njoftoi ambasadorin Romeo me aktivitetet e ministrisë që drejton ai, me angazhimin për vazhdimin e procesit të decentralizimit të pushtetit si shtyllë themelore e demokratizimit të shoqërisë duke u dhënë mundësi shtesë komunave për administrim por njëherit edhe përgjegjësi më të mëdha për realizimin e kërkesave dhe të drejtave të qytetarëve në nivel lokal.
Ambasadori Karlo Romei theksoi se Italia gjithnjë ka qenë përkrahës i madh i Maqedonisë në procesin e integrimit euroatlantik dhe një praktikë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhshmen.
Në takim poashtu u bisedua për përparimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht për shkëmbimin e përvojave në sferën e organizimit dhe funksionimit të pushtetit lokal në Republikën e Maqedonisë dhe Italisë.
