E treta e vërteta për Shqipërinë, Franca dhe Italia ndahen me sukses në ndeshjet e fundit miqësore
Kombëtarja shqiptare në futboll, pas dy humbjeve radhazi kundër Rumanisë dhe Hungarisë, ka rigjetur fitoren, Franca ka shënuar tetë gola në portën e Xhamajkës, ndërsa kombëtarja italiane me rezultatin 5:3 mundi skuadrën braziliane të Fluminenses…...

Kombëtarja shqiptare në futboll, pas dy humbjeve radhazi kundër Rumanisë dhe Hungarisë, ka rigjetur fitoren.
Kuqezinjtë të dielën mbrëma në udhëtim mundën San Marinon me rezultat 0-3, në një ndeshje miqësore. Të përzgjedhurit e Gianni De Biasi në sfidën e mbrëmshme kanë treguar lojë të kënaqshme duke mundur San Marinon, kombëtare kjo që nuk është e nivelit të Shqipërisë. Mbrojtësi Mërgim Mavraja zhbllokoi rezultatin duke shënuar gol për Shqipërinë në minutën e 27-të.
Pesë minuta më vonë ekipi shqiptar dyfishoi epërsinë në 0-2 përmes Armando Vajushi në minutën e 32-të. Edhe në fraksionin e dytë, futbollistët e Shqipërisë ishin skuadër më e mirë në terren, ndërsa Emiljano Vila u përkujdes për golin e tretë në minutën e 73-të.
Kjo ndeshje është luajtur në kuadër të miqësorev e që po zhvillon Shqipëria për eliminatorët e Evropianit 2016 që nisin në muajin shtator.
Franca ka shënuar tetë gola në portën e Xhamajkës, në një ndeshje miqësore që u zhvillua në Lille.
Gjelat e galit, kanë bërë një përgatitje të lehtë në duel me Xhamajkën, në miqësoren e fundit para fillimit të Kampionatit Botëror. Franca do të luajë në Botëror pa yllin Franck Ribery, i cili pësoi një lëndim në shpinë, por duket e fortë edhe pa mesfushorin e Bayern Munichut.
Dy sulmuesit ndoshta më të mirë të ri në Itali dhe Evropë, Çiro Immobile dhe Lorenco Insinje, u treguan edhe njëherë të gjithëve se mund të jenë kopja më perfekte në botërorin e Brazilit. Në miqësoren e zhvilluar kundër skuadrës braziliane Fluminense, përfaqësuesja e Italisë shënoi fitore 5:3, në ndeshjen spektakolare dhe të hapur që nga fillimi i saj.
Sigurisht se reparti defanziv i Italisë nuk ishte sa duhet i mirë edhe pse formacioni ishte i dytë, por do të ndryshoi dukshëm në botëror, ndërsa sa i përket sulmit, aty çdo fjalë është e tepërt.(Artan ZIBERI, TVM2)
